Shefi i BioNTech ka thënë se është i bindur se vaksina e kompanisë së tij do të jetë efektive edhe kundër variantit të ri të koronavirusit që po qarkullon së fundmi në Angli e është identifikuar dhe në disa vende të tjera.
Megjithatë, Ugur Sahin tha se i duheshin më shumë teste para se të ishte plotësisht i sigurt për efikasitetin e ilaçit.
Medikamenti i krijuar nga Pfizer/BioNTech është vaksina e vetme e aprovuar për përdorim në Mbretërinë e Bashkuar deri më tani.
Sipas Sky news, Sahin tha se kompania ka “besim shkencor” se vaksina do të jetë efektive, pasi forma e re e COVID-19 ndan 99% të proteinave me llojet e mëparshme.
Por ai nënvizoi dhe e pranoi se duhen ende më shumë kërkime në lidhje me mutacionin, i cili është i përhapur në Londër dhe juglindje të Anglisë.