MENU
klinika

Bundesliga, java 10

Gjashtë gola dhe pa fitues, Bayern mban kreun

05.12.2020 - 20:27

Bayern Munchen është ndalur për të dytën herë në këtë sezon të Bundesligës. Kampionët në fuqi nuk shkojnë më shumë se një barazim 3-3 në shtëpi ndaj Leipzig, por që arrijnë të mbajnë kreun.

Liepzig e ka nisur mirë ndeshjen, teksa shënon i pari me Nkunku në 19’. Miqtë luajnë mirë dhe kërkojnë të mbajnë ritmin, por Musiala, i futur në 25’ në vend të Martinez, barazon shifrat në 30’. Pa kaluar as 4 minuta, Muller përmys në 2-1. Por Kluivert në 36’ barazon shifrat dhe fraksioni i parë mbyllet 2-2.

Skuadra e Red Bull realizon edhe golin e tretë ndaj Bayern Munich në fillimin e pjesës së dytë. Një aksion spektakolar i miqve në “Allianz Arena” që finalizohet nga Forsberg. Megjithatë, Muller në 75’ gjen golin e barazimit për vendasit. Një gol që vlen shumë për nga mënyra si rrodhi ndeshja.