MENU
klinika

Del përgjigja e ADN-së

Gjetja e 2 trupave në Itali/ Identifikohet njëra nga kufomat, i përket vlonjatit

16.12.2020 - 14:34

Autoritetet italiane kanë nxjerrë përgjigjen e ADN-së për pjesët e trupit të një çifti që u gjetën në tre valixhe.

Të gjitha dyshimet dhe bazuar në provat e gjetur në vendngjarje tregonin se mund të ishte çifti shqiptar, Shpëtim dhe Teuta Pasho, 54 dhe 52 vjeç, të cilët ishin zhdukur që nga viti 2015.

Policia italiane dyshon se vrasja e çiftit shqiptar mund të ketë lidhje me djalin e tyre, i cili ndodhet në arrati pasi është dënuar për trafikim të lëndëve narkotike. Sipas hetuesve autorët kanë dashur t’i japin një mesazh dikujt, pasi kufomat janë trajtuar me kimikate për ti mbajtur të padekompozuar. Ata janë hedhur pranë një burgu, pikërisht aty ku ka qenë i burgosur djali i tyre.

Ditën e sotme është konfirmuar nga AND, se njëri prej trupave është pikërisht Shpëtim Pasho.

Pritet akoma ADN-ja e trupit të gruas që u gjet në valixhe, por me shumë mundësi ajo do të jetë bashkëshortja e Shpëtim Pashos, Teuta.

Kush do ta drejtojë xhaminë më të madhe në Ballkan

Hapet “Namazgjaja”, inaugurohet nga Rama dhe Erdogan!

“Bëni armët gati dhe qëlloni në mish“

Mark Nika zbulon regjistrimet e gardistëve të 21 Janarit

Kryeministri i rikthehet turit të diasporës

Kur do të mbahet takimi i Rames me shqiptarët në Nju Jork

Gazetari Artan Hoxha zbardh të tjera detaje nga masakra

Çfarë ka brenda kaseta e fshehtë që dorëzoi në SPAK?