05.12.2020 - 11:24
Së fundmi, është bërë e ditur se gjuha shqipe bëhet pjesë e librit “La classe plurilingue” në Itali.
Studiuesja dhe pedagogia shqiptare në Itali, Ledi Shamku Shkreli, jep kontributin e saj me përgatitjen e një kapitulli për gjuhën shqipe, i cili zë një vend të rëndësishëm në librin “La classe plurilingue”.
Puna e studiueses shqiptare u recensua nga Enciklopedia TRECCANI, e cila është enciklopedia më në zë italiane dhe nga më të çmuarat europiane. Hartimi i këtij libri iu besua Universitetit të Bolonjës.