MENU
klinika

Dyshohet se është i përfshirë në vrasjen e efektivit të FNSH

Gjykata jep masën e sigurisë për Nikoll Sherrnikun

22.12.2020 - 11:06

Gjykata e Lezhës ka vendosur masën e sigurisë arrest me burg për Nikoll Sherrnikun, i cili dyshohet se është i përfshirë në vrasjen e efektivit të FNSH, Xhulio Prela.

Mësohet se i riu ka mohuar të këtë lidhje me ngjarjen, duke thënë se atë natë ka qenë në banesën e tij si dhe nuk ka fare njohje me personin tjetër e shpallur në kërkim Brilant Martinaj.

ZBARDHJA E NGJARJES

Sipas burimeve nga grupi hetimor bëhet e ditur se zbardhja e ngjarjes është bërë pas identifikimit të targës së automjetit me të cilin kanë lëvizur autorët e dyshuar të vrasjes. Makina është filmuar nga kamerat e sigurisë të një karburanti pak metra larg vendit ku ndodhi ngjarja. Pas analizimit të pamjeve filmike hetuesit kanë arritur të identifikojnë targën e makinës, e cila ishte në pronësi të një shtetasi nga Kruja. Ai është marrë menjëherë në pyetje, por kishte deklaruar se makinën ia kishte shitur Nikoll Sherrnikut, por ky i fundit nuk ia kishte ndërruar ende pronësinë.

Sipas burimeve, ngjarja është filmuar nga kamerat e sigurisë së karburantit dhe duket se njëri nga mjetet ka shkëmbyer drita dhe më pas viktima, i cili po lëvizte në drejtim të Tiranës, është kthyer sërish për në drejtim të Lezhës. Në afërsi të karburantit është ndaluar dhe aty dyshohet se është konfliktuar me autorët dhe më pas njëri prej tyre e ka qëlluar me armë zjarri pistoletë me një plumb, i cili e ka prekur në zemër. Në ato momente 26- vjeçari Xhulio Prela i ka dhënë gaz makinës dhe në largim është qëlluar dhe dy herë të tjera me armë dhe më pas makina ka përfunduar në një kanal rreth 300 metra larg vendit ku është qëlluar.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


U arrestua për vrasjen e efektivit të FNSH-së

Nikoll Sherrniku mohon autorësinë e krimit