MENU
klinika

Kush do lejohet të kalojë për festa?

Greqia shtyn vendimin për hapjen e Kapshticës

14.12.2020 - 13:52

Autoritetet greke kanë vendosur sërish që të shtyjnë vendimin për hapjen e pikës së kalimit kufitar të Kapshticës.

Mësohet se shtyrja do të jetë deri më datën 7 janar të vitit 2021 dhe pas kësaj date pritet sërish që të merret një vendim.

Pika kufitare e Kapshticës u mbyll plotësisht me datë 20 nëntor, ndërsa me 3 dhjetor u vendos se mund të kalojnë vetëm këmbësorët, kamionët e tonazheve të rënda dhe të mallrave për të hyrë drejt tokës shqiptare.

Njoftim i plotë:

Dogana e  Kapshticës  e hapur pjesërisht deri më 7 Janar 2021

Situata e rënduar nga pandemia covid 19 në shtetin fqinj, Greqi, ka ndikuar në vijueshmërinë e kufizimit të aktivitetit të Degës Doganore Kapshticë.

Nisur nga njoftimi Policisë Greke të Kristalopigis që nga ora 06:00-22:00  e datës 14 Dhjetor deri në datë 7 Janar 2021,  do të lejohen të dalin nga Greqia vetëm kategoritë:  këmbësorët dhe kamionët e mallrave.

Ndërsa autobuzët, taksitë apo çdo mjet tjetër trasporti pasagjerësh nuk do lejohen të dalin!

Hyrja për në Greqi vazhdon të jetë totalisht e mbyllur!

Dega Doganore Kapshticë do të jetë në komunikim të vazhdueshëm për të informuar qytetarët dhe biznesin.