07.12.2020 - 19:35
Greqia ka siguruar vaksinën kundër koronavirusit të kompanive Pfizer/Biotech, bën me dije kryeministri i vendit fqinj.
Kyriakos Micotakis tha se Bashkimi Europian do të nënshkruajë marrëveshjen për vaksinën në 30 dhjetor, ndërsa 48 orë më pas, vaksina do të mbërrijë në Greqi.
“I pari do ta bëj unë, familja ime dhe presidenti”, është shprehur Micotakis, duke thënë se “hezituesit duhet të kuptojnë se vaksina shpëton jetë”.
Kryeministri grek njoftoi edhe për një masë shtesë ndaj pandemisë, ndalimi i grumbullimit mbi 9 persona në banesë për Krishtlindjen dhe Vitin e Ri.
Ai ka thënë gjithashtu se shkollat në vend do të rihapen në 7 janar të 2021.