MENU
klinika

''Ja kush do më zëvendësojë''

Haradinaj: Nëse bëhem president, nuk kthehem në AAK

04.12.2020 - 09:42

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se nëse zgjidhet presidenti i Kosovës, nuk do të kthehet më në drejtimin e partisë së tij. Haradinaj tha se nënkryetar i parë i AAK-së është Ardian Gjini dhe ky mund të jetë pasuesi i tij në parti. “Ardian Gjini është nënkryetar i parë. Mund të zgjidhet prapë ai në zgjedhjet e ardhshme”, është shprehur Haradinaj.

Ai tha se nëse bëhet president, nuk do të kthehet në AAK pasi t’i përfundojë mandati. “Nuk do të kthehem në AAK kur ta kryej mandatin si president”, shtoi Haradinaj. Po ashtu ai foli për Lëvizjen Vetëvendosje.

Ai ka thënë se aktualisht nuk ka ndonjë marrëveshje mes partisë së tij dhe Vetëvendosjes. “Nuk ka ndonjë marrëveshje bilaterale AAK-VV”, ka thënë Haradinaj në pyetjen se a janë afruar së fundmi këto dy parti. Haradinaj tha se “Nuk jam takuar me Kurtin së fundmi”

Anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Europës

Albin Kurti në Berlin më 25 prill, zbardhet axhenda

Inskenohet “pushtimi i Serbisë”

Vuçiç bën prova lufte në kufi me Kosovën

"Duhet ta forcojë prodhimin"

Raporti i FMN: Kosova e varur nga importi

Bllokimi i kosovarëve në kufi dhe tensionet në veri

O’Brien sot në Beograd për takime me krerët e Serbisë!