MENU
klinika

Dialogu i ndërmjetësuar nga Brukseli

Hoti: Nuk shkojmë për t’i bërë favore Serbisë

05.12.2020 - 09:24

Më 10 dhjetor pritet që të rifillojnë takimet ndërmjet shefave të delegacioneve të Kosovës dhe të Serbisë për dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Europian.

Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti deklaroi se delegacioni i Prishtinës nuk shkon në Bruksel për t’i bërë favore Serbisë.

“Ne dialogun në Bruksel e filluam në korrik me një qartësi besoj të plotë , në Samitin e Parisit, të organizuar nga Presidenti i Francës dhe kancelaria gjermane. Dhe aty në atë Samit me insistimin tonë ne vendosëm dy çështje në tavolinë dhe kërkuam dakordim.

Dhe ka dakordësi për ata që është e para që marrëveshja duhet të përfundojë me njohje reciproke dhe normalizim të plotë të marrëdhënieve dhe dialogu duhet të jetë i kufizuar në kohë. Dhe kjo kohë është çështje muajsh. Procesi i dialogut dhe ndryshimet që ndodhën në zonat e specializuara, janë çështje të ndara sepse ne nuk shkojmë në Bruksel për ti bërë favore Serbisë.

Ne shkojmë në Bruksel për të mbrojtur interesin e shtetit të Kosovës dhe ky interes është që kjo marrëveshje të mbyllet sa më para me njohje reciproke”,tha Hoti për ‘oraneës’.