MENU
klinika

Konstantin Jeromonaku, 1730-1750

Ikona festive, për kishën e Shën Mërisë në Voskopojë

11.12.2020 - 19:23

         “E Diela e myrrëprurësve” është pikturuar për kishën Katedrale të Fjetjes së Shën Mërisë, në Voskopojë.

Muzeu Kombëtar i Artit Mesjetar në Korçë, thekson se ikona është pikturuar prej mjeshtrit të madh të ikonografisë Konstantin Jeromonaku, rreth vitit 1730-1750 dhe është tempera mbi dru.

Tema e ikonës është shfaqja e Krishtit para myrrëprurbsve, pas ngjalljes. Ai ka veshur një tunikë blu me një togë të artë në shpatullën e djathtë, si dhe një himation rozë sipër saj. Dy gratë e shenjta, paraqiten të ulura në gjunjë, në të dy anët e këmbëve të Krishtit.

Në të majtë është Maria Magdalena, e veshur me himation të kuq, kurse në të djathtë paraqitet një grua tjetër, me himation të gjelbër. Pemët dhe qipariset janë pikturuar në mënyrë simetrike në të dyja kodrat ashtu si dhe lulet.

Ikona nuk përfaqëson vetëm një episod biblik, por ajo shfaq një festë të rëndësishme që ka një karakter liturgjik.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Katedralja "Ringjallja e Krishtit"

“Në zemër të Krishtit” në Korçë