MENU
klinika

Serie A, Java 10

Inter bën “detyrën”, presion për kreun

05.12.2020 - 22:49

Inter ka bërë “detyrën” në shtëpi, duke fituar 3-1 përballë Bolgna-s. në javën e 10 të Seria A dhe tashmë gjendet vetëm 2 pikë larg kreut, duke rimarrë vendin e dytë.

Lukaku në minutën e 16-të hapi serinë e golave, duke cliruar. Belgu gjithnjë e më vendimtar për skuadrën. Inter ka dyfishuar avantazhin ndaj Bologna-s në fundin e pjesës së parë.

Goli i dytë i zikaltërve është shënaur nga Hakimi në minutën e 44-t. Merita më e madhe për golin i shkon Brozovic-it për asistin perfekt. Inter shkon në pushim me dy gola avantazh.

Dy gola të shpejtë janë shënuar në mesin e pjesës së dytë. Miqtë kanë ngushtuar diferencat në minutën e 67-të me Vignato-n. Tri minuta më vonë ka ardhur kundërpërgjigja e zikaltërve me Hakimi. Më Pas Inter ka administruar avantazhin.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN