MENU
klinika

Champions League

Inter beson, ndalet Bayern, Liverpool kalon grupin

01.12.2020 - 23:01

Champions League dhuron spektaklin e radhës. Në raundin e pestë të ndeshjeve në grupe, Inter fitoi 3-2 në Gjermani ndaj Monchegladbach dhe në sfidën e fundit ndaj Shakhtar Donetsk mjafton fitorja për të kaluar grupin.

Darmian hapi serinë e golave për miqtë në 17’. Megjithatë vendasit nuk u dorëzuan, kur në fundin e pjesës së parë realizuan me Plea dhe mbyllën fraksionin e parë në barazim 1-1.

Lukaku në pjesën e dytë është heroi i zikaltërve. Fillimisht belgu shënon në 64’ dhe në 73’ con shifrat në 1-3. Një passim perfekt i Hakimit në golin e tretë. Plea në 76’ ngushton në 2-3, por pa mundur dot që vendasit të barazojnë.

Atletico Madridi nuk ka shkuar më shumë se një barazim 1-1 ndaj Bayern Munchen. Ekipi spanjoll nuk gjeti fitoren, pavarësisht se përballë kishte një ekip të gjymtuar. Trajneri Hansi Flick përdori rotacion, por sërish vendasit nuk arritën të fitonin.

Pjesa e parë u mbyll me fitoren e madrilenëve, pasi Joao Felix dërgoi topin në rrjetë. Llorente futi një top mjaft të mirë brenda zonës dhe portugezi nuk gaboi për 1-0. Talenti u shmang mjaft mirë mbrojtjes dhe përshëndeti rrjetën.

Bayern bëri ndryshime në pjesën e dytë dhe barazoi në minutën e 87′. Ishte Muller që dërgoi topin në rrjetë me anë të një penalltie. Ai i dha një pikë skuadrës së tij në këtë transfertë që u mbyll me rezultatin 1-1. Gjermanët janë të kualifikuar, ndërsa Atletico ka dhe një finale përpara.

Liverpool ka siguruar kualifikimin në 1/8-at e Champions League dhe vendin e parë në Grupin D pas fitores 1-0 të marrë në shtëpi kundër Ajax-it. Një fitore që ka ardhur në minutën e 58-të falë një goli të Jones, i cili është ndihmuar edhe nga një dalje e gabuar e portierit Onana. Të Kuqtë kryesojnë grupin me 12 pikë kur ka mbetur edhe një ndeshje nga fundi i fazës me grupe.

Në vendin e dytë pozicionohet Atalanta me tetë pikë, një më shumë se Ajax-i, skuadër me të cilën do të luajë për të siguruar kualikimin në javën e fundit. Gjimshiti me shokë kanë barazuar 1-1 në shtëpi kundër Midtjylland-it. Miqtë kanë kaluar në avantazh me një predhë të Scholz në minutën e 13-të, ndërsa zikaltrit kanë barazuar në minutën e 79-të me një gol të bukur me kokë nga Romero.

Është mbyllur në barazim 0-0 ndeshja mes Porto-s dhe Manchester City-t, një barazim ky që ka kualifikuar dy ekipett në fazën e 1/8-ave të kompeticionit europian më të rëndësishëm për klube.

Fitore 2-1 me përmbysje për Marseille kundër Olympiakso. Një rezultat ky që mban francezët në garë për një vend në Europa League. Grekët kanë kaluar në avantazh në minutën e 33-të me një gol të Camara, por Dimitri Payet ka përmbysur gjithçka në pjesën e dytë me dy golat e shënuar nga pika e bardhë në minutën e 55-të dhe të 75-të.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN