MENU
klinika

Emra të njohur

Italianët në modë, Dinamo zyrtarizon trajnerët e rinj

29.12.2020 - 15:48

Dy emra të njohur të futbollit italian Francesco Moriero dhe Fabrizio Miccoli do të drejtojnë Dinamon në vazhdim. Lajmi bëhet i ditur nga “Gazeta Si”. Zyrtarizimi ëhstë vetëm çështje orësh, pasi akordi është arritur tashmë mes tyre dhe presidentit Marco Pontreli.

Vendin e Fabrizio Cammarata, që ka vendosur të drejtojë Apoloninë në Superiore, do ta marrë Francesco Moriero, ish-lojtar i njohur i Interit, Romës, disa skuadrave të tjera në vendin fqinj, si dhe kombëtares së Italisë. Ai ka një përvojë të gjatë edhe si trajner, ku ka drejtuar skuadra kryesisht të Serie B si Lanciano, Crotone dhe Frosinone etj.

Bashkë me të në klubin blu do të vijë edhe Fabrizio Miccoli, ish-lojtar i Juventusit, Palermos dhe shumë skuadrave të tjera. Edhe ai ka luajtur me kombëtaren italiane gjatë karrierës. Miccoli do të mbajë rolin e ndihmëstrajnerit dhe do të drejtojë gjithashtu akademinë dinamovite.

Janë të gjitha këto lëvizje që presidenti Marco Pontrelli ka menduar të bëjë për ringritjen e klubit blu në nivelet e tij më të larta. Dinamo udhëheq Grupin A në Kategorinë e Parë, 4 pikë para vendit të dytë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN