MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Kam shumë të ftohtë, çfarë më këshilloni?

07.12.2020 - 11:10

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacientja: Unë kam shumë të ftohtë, duart dhe këmbët nuk më nxehen kurrë as ditën, as natën kur jam në shtrat e mbuluar. E vuaj shumë këtë gjë edhe pse vishem trashë pothuajsë e njëjta gjë unë prapë se prapë do kem të ftohtë edhe kur fle. Çfarë më këshilloni ju lutem se i vuaj shumë këto probleme?

Mjeku: Me faktet e sjellja nga pacientja, mendoj se mund të jetë një çrregullim i funksionit të tiroides. Por pacientja duhet të bëjë disa analiza biokimike. Çrregullime të metabolizmit bazal. Është rast i referuar për endokrinolog. Përjashtoj faktin që të bëhet fjalë ndonjë problem reumatologjik.

Përgjigjet Sokrat Riza, mjek hematolog pranë Qendrës Shëndetësore të Specialiteteve Nr.3, Tiranë

Pacientja ka nevojë për kryerjen e disa analizave. Nuk është rast që mund të nxjerrësh një përfundim në bazë të këtyre të dhënave që ka shkruar. Vlerësoj që është rast për mjek endokrinolog. Simptomat e përshkruara të orientojnë drejt një problemi me tiroiden.

Përgjigjet Dashamir Gjergji, mjek endokrinolog pranë Qendrës Shëndetësore të Specialiteteve Nr.3, Tiranë

Pacientja duhet të bëjë fillimisht analizat e tiroides, në mënyrë që të mund të dilet me një përfundim të saktë, pasi thjesht me shenjat nuk mund të dielt në një konkluzion përfundimtar. Nëse analizat e tiroides tregojnë probleme, atëherë për të do të fillojë mjekimi nga mjeku endokrinolog. Nëse analizat për tiroiden dalin në rregull, atëherë duhen vlerësuar me kujdes edhe sisteme të tjera që mund të mbartin probleme, për shembull: sistemi tretës, sistemi nervor, sidomos nëse pacientja është një rast me shqetësime të shpeshta të ankthit.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.