MENU
klinika

Xhaçka ministre e Jashtme, reagon Pompeo

“Kënaqësi të marr këtë njoftim, shpresojmë që të punojmë…”

30.12.2020 - 19:50

Sekretari Amerikan i Shtetit Mike Pompeo, ka reaguar lidhur me emërimin e Olta Xhaçkës si ministre e Jatshtme.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Pompeo shkruan se e ka pritur me kënaqësi lajmin e emërimit të saj në këtë detyrë, duke theksuar se ajo ka qenë një partnere e fortë kur ka qenë ministre e Mbrojtjes.

“Me kënaqësi të dëgjoj njoftimin se Olta Xhacka është Ministrja e re e Jashtme e Shqipërisë. Ajo ka qenë një partner i fortë në rolin e saj të mëparshëm si Ministre e Mbrojtjes dhe ne shpresojmë që të punojmë me të për të zgjeruar lidhjet SHBA-Shqipëri ndërsa Shqipëria shkon drejt BE”, thotë Pompeo.

Xhaçka është emëruar në këtë detyrë, pasi Gent Cakaj ka dhënë dorëheqjen, ndërsa në ministrinë e Mbrojtjes, në vend të Xhaçkës është emëruar Niko Peleshi.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN