MENU
klinika

Shpeshherë në rrezik prej tyre...

Kjo pajisje do të mbrojë Tokën nga asteroidët!

03.12.2020 - 10:16

Në një cep të kampusit në Universitetin Teknik të Rigës, një ekip shkencëtarësh po punon për teknologjinë që një ditë mund të ndalojë asteroidët të përplasen në Tokë, shkruan PHYS.

Kohëmatësit me saktësi të lartë që po ndërtohen me dorë në laboratorin e Eventech aktualisht po përdoren për të gjurmuar satelitët.

Këtë vit, kompania fitoi një kontratë të Agjencisë Evropiane të Hapësirës (ESA) për të zhvilluar kohëmatës që do të studiojnë mundësinë e ri-drejtimit të një asteroidi përpara se ai të jetë shumë afër planetit tonë.

Sonda 500 kilogramë e pajisur me kamera do të fluturojë drejt një asteroidi të quajtur Didymos dhe do të përplaset në të, duke u përpjekur ta heq atë nga rruga e tanishme e cila do të kalojë pranë Tokës diku në vitin 2123.

Kohëmatësit janë duke u zhvilluar për misionin vijues HERA, i cili është planifikuar të nisë pesë vjet më vonë, për të përcaktuar nëse misioni i parë kishte sukses.