MENU
klinika

Pa publik, por në mbarë botën

Koncerti i Vjenës për shpresën!

31.12.2020 - 10:57

         Koncerti i Vitit të Ri i Filarmonisë së Vjenës ka të bëjë me kapërcimin e krizës së covid-19, së bashku, – tha dirigjenti i këtij viti, Riccardo Muti.

“Thjesht, kemi nevojë për shpresë. Edhe pa publik në sallë, por me audienca në të gjithë botën, ne përcjellim këtë mesazh për paqen e shpresën”, – u shpreh ai.

“Muzika, pjesa më e madhe e përbërë nga anëtarët e familjes Strauss, e famshme për valset, shpreh gëzim dhe nostalgji, por edhe trishtim dhe mbi të gjitha, është dhuratë për dëgjuesit”, – shtoi Muti.

Koncerti nga salla e koncerteve “Musikverein” e Vjenës, do të jepet përpara vendeve bosh dhe do të transmetohet nga ORF, në më shumë se 90 vende të premten, për herë të gjashtë.

Disa pjesë do të luhen për herë të parë, në Koncertin e Vitit të Ri, mes tyre “Grubenlichter” i Carl Zeller, polka “In Saus und Braus” nga Carl Milloecker dhe “Bad’ner Mad’ln” nga Karl Komzak.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Si u martua me djalin e presidentit

Elena Qirici – ylli shqiptar i Hollivudit

"Ftesa drithëruese"

Mimi dhe një mbret i vërtetë

Austria nderon Eno Peçin

Ylli shqiptar i Operës së Vjenës