MENU
klinika

4 muaj përpara zgjedhjeve

KQZ vendos: Jo kontrata koncensionare dhe PPP

24.12.2020 - 19:02

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar propozimin e opozitës për të ndaluar qeverinë që japë kontrata koncensionare dhe PPP, 4 muaj përpara zgjedhjeve.

Projektvendimi u miratua në Komisionin Rregullator pak më parë: “Katër muaj para datës së zgjedhjeve deri në ditën e zgjedhjeve ndalohet dhënia e kontratave publike te koncesionit/PPP, për të cilat nuk është bërë njoftim publik se do të zhvillohen, nuk janë vijim i një procedure koncesionare të nisur, apo nuk janë parashikuar për t’u financuar nëpërmjet buxhetit të miratuar të vitit zgjedhor.”

Ky vendimi vjen në kuadër të masave që ndalon nga nesër qeverinë të marrë vendime favorizuese për qytetarët para zgjedhjeve.

Kjo ka qenë dhe një ndër pikat që nuk bihej dakord në tryezën e komisionit rregullator, pasi refuzohej nga anëtarët e zgjedhur nga mazhoranca.

“Anija ushtarake u nis vetëm me 16 refugjatë drejt Shqipërisë”

BIRN: Mediat italiane e konsiderojnë blof testimin e parë të kampit të Gjadrit!

"Sot jam në betejën më të rëndësishme të jetës time!"

Sali Berisha feston 80 vjetorin e lindjes