Pas diktatit të pandemisë që ka vënë në vështirësi jo pak studentët, IAL-të kanë menduar t’ua bëjnë edhe më të lehtë studentëve.
Universiteti i Mjekësisë ka vendosur të heqë kriterin e krediteve për të kaluar në vitin pasardhës, çka nënkupton se mospërmbushja e krediteve nuk penalizon asnjë të ri për t’u hedhur në vitin e dytë apo të tretë.
Provimet mund të jepen në sezonet e ndërmjetme brenda këtij viti akademik, pa pasur nevojë që studentët të përsërisin të gjithë vitin.
“Senati Akademik i Universitetit të Tiranës vendosi të pezullojë kriteret e kalimit të studentëve në vitin pasardhës, të përcaktuara në nenin 53 ‘Kriteret e kalimit’ të rregullores së Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, për studentët që kanë frekuentuar vitin akademik 2019-2020 dhe nuk kanë marrë kreditet e nevojshme për të kaluar në vitin pasardhës”, citohet në vendimin e marrë vetëm një javë më parë.
Ky vendim do të jetë në fuqi vetëm për këtë vit të vështirë akademik. Ndërsa vendimet për bursat dhe përjashtimet nga tarifa e studimit do të merren shumë shpejt.