MENU
klinika

Shefi i Policisë Kufitare bën bilancin

Krimet ndërkufitare/ 37 raste u goditën në Kakavijë

28.12.2020 - 11:59

Shefi i Stacionit të Policisë Kufitare të doganës së Kakavijës, Vilson Dine, ka bërë një bilanc ku tha se gjatë këtij viti janë evidentuar gjithsej 37 raste të krimeve ndërkufitare.

Sipas tij, asnjë rast i trafikimit të drogës nuk është evidentuar nga Policia greke, që të ketë kaluar nëpërmjet Pikës së Kalimit Kufitare të Kakavijës

Më tej tregon se nga ana e Policisë Kufitare janë evidentuar dhe goditur dy raste të braktisjes së fëmijëve ne vendet e BE-së, me qëllim kërkimin e azilit.

Deklarata e plotë:

Asnjë rast i trafikimit të drogës nuk është evidentuar nga Policia greke, që të ketë kaluar nëpërmjet Pikës së Kalimit Kufitare të Kakavijës.  Objektivi kryesor i Policisë Kufitare është rritja e cilësisë së shërbimit për qytetarët.

-Parandalimi e goditja pa kompronis e krimeve ndërkufitare dhe trafiqeve të paligjshme; Parandalimi dhe ndëshkimi i braktisjes së fëmijëve në vendet e BE-së, me qëllim kërkimin e azilit; Forcimi i bashkëpunimit me DVP Gjirokastër, autoritetet doganore dhe Policinë Kufitare greke.

Lidhur me aktivitetin vjetor në Pikën e Kalimit Kufirit Kakavijë, për vitin 2020, ju informoj si më poshtë vijon: Gjatë këtij viti janë evidentuar gjithsej 37 raste të krimeve ndërkufitare të ndodhura në Pikën e Kalimit Kufirit Kakavijë, konkretisht disa prej rasteve si më poshtë vijon:

3 raste “Trafikimi i lëndëve narkotike”, ku janë arrestuar 3 autorë dhe janë sekuestruar 555 gr. heroinë dhe 346.5 gr cannabis sativa;

9 raste “Trafikimi i mjeteve motorike”, ku janë sekuestruar 7 automjete luksoze dhe 2 kamionë;

6 raste “Falsifikimi i dokumenteve”, ku janë vënë para përgjegjsisë penale 6 shtetas shqiptarë e të huaj;

2 raste të “Kontrabanda me mallra që paguhet akcizë dhe mallrat e licensuara”, ku janë sekuestruar 140 paketa cigaresh dhe një sasi e konsiderueshme ilaçesh;

7 raste të “Mosdeklarimit të të hollave dhe sendeve me vlerë në kufi”, ku janë sekuestruar në total 254.000 euro dhe 15.450 paund;

1 rast “Dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm kufirit”, ku është arrestuar 1 autor;

3 raste “Moszbatimi i aktit normativ për masat anticovid dhe gjatë pandemisë”. Gjatë vitit 2020, nga ana e Policisë Kufitare janë evidentuar dhe goditur dy raste të braktisjes së fëmijëve ne vendet e BE-së, me qëllim kërkimin e azilit.

Gjithashtu edhe disa raste të tjera të të veprave të ndryshme penale të ndodhura në P.K.K. Gjatë kësaj periudhe janë kapur në Pikën e Kalimit të Kufirit, 23 shtetas të shpallur në kërkim kombëtar;  Mbi 20 operacione të përbashkëta me DVP Gjirokastër dhe Frontex, për goditjen e veprimtraisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit emigrantëve nga vendet e treta.

Eksperti i sigurisë: Ja si do të përfundojë beteja e Rusisë

SHBA dhe Greqia mbyllin ambasadat e tyre në Kiev

“Kemi lidhur kontratë për t’i mësuar fëmijëve gjuhen shqipe”

Rama prezanton 8 mësuesit e parë në Greqi