MENU
klinika

Emërimi i anëtarit të gjashtë në Kushtetuese

Kryenegociatori Zef Mazi: Shqipëria plotësoi të gjitha kërkesat e BE!

24.12.2020 - 11:53

Kryenegociatori për anëtarësimin në BE, Zef Mazi ka deklaruar sot se tashmë, me emërimin e anëtarit të gjashtë të Gjykates Kushtetuese, Shqipëria përmbushi të gjitha kushtet e BE për mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare. Ja çfarë thotë Mazi:

Para disa ditësh u shpreha se vendit tone i kishte mbetur edhe nje kërkesë nga ana e BE, që të plotësonte formalisht kushtet per mbajtjen e konferences nderqeveritare.

Ky interpretim rridhte nga ecuria logjike e gjërave. Ishte në zgrip plotësimi i kërkesave. Nuk mbante më. Eshtë krejt anormale që progresi i vendit, e ardhmja e tij në rrugën integruese të vazhdonte të mbahej peng.

Dje i gjithë vendi mori një lajm shume të mirë! Gjykata Kushtetuese u plotësua me anëtarin e 6-të të saj. Pas betimit të Zotit Kalo tek Presidenti, Gjykata Kushtetuese bëhet plotësisht funksionale.

Si Kryenegociator për aderimin e Shqipërisë në BE ndjehem mjaft i gëzuar për këtë akt. E di mirë sesa peshë dhe intensitet kishte plotësimi i kësaj pike! Përshëndes vendimin e KED-se dhe dekretimin e Presidentit të Republikës për anëtarin e 6-të të Gjykatës Kushtetuese, Zotit Perparim Kalo.

Ai është jurist/avokat i njohur, me emër të respektuar brenda dhe jashtë vendit, me përvojë të gjatë. Me këtë emërim, Gjykata Kushtetuese bëhet funksionale, ka kuorumin prej 6 anëtarësh të nevojshëm për të kryer gjithë funksionet e saj.

Kishin mbetur vetëm dy emërime në Gjykatën Kushtetuese për të arritur kuorumin. Bashkëbiseduesit e shumtë nga BE dhe vendet anëtare që kam takuar, kanë përsëritur si refren plotësimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese si një nga kërkesat kyc për hapjen formale teknike të negociatatave, uljen në tryezë, përmes Konferencës të 1-rë Nderqeveritare.

Sot kjo është realitet. Gjithë kërkesat e Konkluzioneve të Këshillit të Marsit 2020 janë plotësuar. Lajm mjaft i mire, bashkepunim pershendetes i KED, Presidentit dhe Parlamentit për marrjen e vendimit që të gjitheve i dhanë një lajm të madh – Gjykata Kushtetuese është funksioonale.

Nuk ka tashmë asnjë kërkesë të paplotësuar, nuk ka arsye që të shtyhet më tej por te merret vendimi për mbajtjen e Konferencës të 1-rë Nderqeveritare. Shpresoj fort se ky vendim do merret deri në pranverën e vitit 2021.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN