MENU
klinika

Infektohet Berisha

Kuqezinjtë kalojnë koronavirusin, gati për Europë

01.12.2020 - 22:22

Një pjesë e mirë e futbollistëve të Kombëtares shqiptare, sidomos atyre që luajnë në Serinë A, kaluan koronavirusin. I pari ishte Strakosha, i cili luajti javën e kaluar në Champions dhe Serie A.

Një ditë më parë ishte Roma ajo që lajmëroi se Marash Kumbulla doli negativ, ndërsa të martën ishte radha e Elseid Hysajt të mësonte se e kishte kaluar Coronavirus. Por nëse 3 futbollistë kuqezi e kaluar Covid-19, një tjetër është infektuar nga ky virus famëkeq.

Bëhet fjalë për kapitenin e Kombëtares, Etrit Berisha, teksa dy ditë më parë SPAL lajmëroi pozitivitetin e portierit. Gjithsesi, “gardiani” shqiptar është simptomatik dhe vetëm është izoluar. Strakosha, Kumbulla dhe Hysaj pritet të grumbullohen nga klubet e tyre për ndeshjet në Europë.

Lazio ka impenjimin të mërkurën në Champions League dhe Strakosha pritet të jetë në portë në sfidën ndaj Dortmund në transfertë. Bardhekaltërit nuk e kanë siguruar kalimin e grupit, edhe pse janë në pozita komode.

Roma e Kumbullës do të luajë në shtëpi me zviceranët e Yong Boys. Mbrojtësi shqiptar ka nisur stërvitjen që të hënën dhe pritet të jetë në fushë, me verdhekuqtë që janë kualifikuar në fazën tjetër.

Ndërsa Hysaj është në dyshim, pasi nuk është stërvitur me grupin. Napoli ka një sfidë delikate në transfertë me holandezët e AZ Alkmar. Të kaltrit kurrsesi nuk mund të humbin, ndryshe komplikojnë kualifikimin.