Xhulio Prela, 26 vjeç, ka qenë duke lëvizur me makinë në momentin që është ekzekutuar me armë zjarri rreth orës 3 të mëngjesit të sotëm.
I riu që shihni në foto është efektivi i FNSH që humbi jetën në atentat.
Pas ekzekutimit të Prelës, makina tip “Volkwagen” ka dalë jashtë rruge duke përfunduar në një parcelë aty pranë.
Ai po kthehej nga Rinasi kur një automjet i është afruar dhe ka hapur zjarr. Efektivi i FNSH ka marrë një plumb në gjoks dhe ka humbur jetën në vendin e ngjarjes.
Gjatë kontrollit të hetuesve në vendin e ngjarjes janë zbuluar 3 gëzhoja armë zjarri. Prela nuk njihej si problematik, dyshohet se vrasja ka ndodhur për shkak të detyrës.
Xhulio Prela ka qenë duke u kthyer nga Aeroporti i Rinasit, kur është qëlluar në aksin rrugor Milot-Lezhë.
Xhulio Prela ishte me origjinë nga Puka, banonte në Rrilë dhe ishte student në Akademinë e Policisë Tiranë në vitin e 3-të.
Prela ka punuar dy vite në Komisariatin e Policisë Lezhë, ndërsa prej një viti ishte transferuar në FNSH-në Shkodër!
Trupi i viktimës është dërguar në morgun e spitalit të Lezhës, ndërsa policia ka ngritur një grup i posaçëm hetimor me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Gjithashtu FNSH Shkodër dhe forcat speciale RENEA, kanë ngritur pika kontrolli dhe po kontrollojnë zonën për shoqërimin e personave të dyshuar si autorë të ngjarjes apo që mund të kenë dijeni për ngjarjen.