2020 ka qenë një vit i vështirë financiar për Bashkinë e Lezhës, pasi ka ndikuar termeti dhe pandemia.
Këtë ka deklaruar në një komunikim me mediat, Kryebashkiaku Pjerin Ndreu. Ai është shprehu ndër të tjera se niveli i mbledhjes së taksave është i ulet, ndaj ai ka shkurtuar vendet e punës dhe ka reduktuar investimet.
“Edhe niveli i mbledhjes së taksave sivjet është i ulur natyrshëm sepse ne nuk kemi vepruar me dorë të hekurt kundër biznesit. Pra, jemi munduar t’i japim një liri biznesit që të mos e ketë bashkinë barrë. Ajo që ne na ka mbajtur në ritëm është mirëmenaxhimi i fondeve të brendshme. Pra, ato që kemi gjeneneruar dhe kemi pasur. Një sasi të madhe parash ne i kemi përfituar vetëm nga ulja drastike e numrit të punonjësve. Pothuajse jemi ne ezaurim të projekteve që kemi planifikuar për vitin që kaloi. Kemi bërë disa shkurtime në buxhet. Siç e keni parë kemi bërë rishikim të buxhetit”, ka deklaruar në një deklaratë për mediat kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu.