MENU
klinika

Kini kujdes

Llambat me rreze ultraviolet, shumë të dëmshme për sytë!

02.12.2020 - 12:13

Mes një pandemie, disa njerëz po blejnë të ashtuquajturat llamba ultravioletë mikrobvrasëse për tu mbrojtur nga koronavirusi i ri.

Por studimi i ri zbulon se vendimi mund të kthehet mbrapsht kur bëhet fjalë për shëndetin e syve.

Mjekët po raportojnë për disa pacientë që përdorën pajisje të tilla për të eleminuar virusin nga shtëpitë dhe zyrat, zhvilluan inflamacion të dhimbshëm të kornesë, një gjendje e quajtur fotokeratit.

“Gjatë pandemisë, vumë re një numër në rritje të pacientëve që vinin me acarim, dhimbje dhe ndjeshmëri ndaj dritës”, tha autori i studimit Dr. Jesse Sengillo, një studiues në Universitetin e Institutit Bascom Palmer të Universitetit të Miamit.

“Ne e kuptuam se kjo ishte pas ekspozimit të drejtpërdrejtë ndaj llambave mikrobvrasëse që lëshojnë dritë UV në diapazonin C për të vrarë bakteret dhe viruset”, tha Sengillo në një njoftim për shtyp të universitetit. “Kjo mund të jetë një përvojë mjaft e dhimbshme për pacientin, por me lubrifikim të shpejtë të ditës dhe me antibiotikë për të parandaluar infeksionin, pacientët shpesh bëhen shumë mirë.”

Punimi u botua së fundmi në revistën Ocular Immunology and Inflammation.

Fotokeratiti  ndodh kur kornea ekspozohet shumë ndaj rrezatimit UV nga dielli ose burime të tjera.

Kur përdorni llambat mikrobvrasëse UV, duhet të ndiqni rekomandimet e prodhuesit për të parandaluar dëmtimin e syve dhe lëkurës, këshilluan mjekët.

“Pacientët që takuam nuk ishin të vetëdijshëm për këto rekomandime, dhe shumë ishin të ekspozuar pa dijeni në punë,” tha bashkëautorja e studimit Dr. Anne Kunkler, gjithashtu një studiuese  në Bascom Palmer Eye Institute.

“Për pajisjet emetuese UV-C, është më mirë të largoheni nga dhoma ndërsa pajisja është e ndezur”, tha ajo në njoftim. “Pacientët tanë u ekspozuan drejtpërdrejt në dritë për gjatësi të ndryshme kohore. Disa orë më vonë, ata ndien siklet dhe kërkuan kujdes mjekësor.”

Kushdo që shfaq shqetësime në sy pas ekspozimit në njërën nga këto pajisje kërkon kujdes të menjëhershëm mjekësor, rekomanduan autorët.

Ata vunë në dukje se studimi  i tyre nuk adresonte nëse llambat mikrobvrasëse UV janë efektive në shkatërrimin e koronavirusit të ri.

“Studimi ynë nuk ishte krijuar për t’iu përgjigjur kësaj pyetjeje. Nëse vendosni të përdorni këto llampa, thjesht sigurohuni që të ndiqni nga afër rekomandimet e prodhuesit për të shmangur dëmtimet e panevojshme,” tha Sengillo.