MENU
klinika

“Ajo më kujton çdo ditë se unë vlej”

Lori Hoxha flet me lot në sy pas mesazhit të Sarës

21.12.2020 - 10:48

Lori Hoxha ka qenë në qendër të vëmendjes mediatike këto kohë për shkak të lançimit të një linje veshjesh sportive. Së fundmi Lori ishte e ftuar në emisionin “Dilema Sociale” në “Top Albania Radio” për të folur për këtë projekt të ri dhe lidhjen e saj të ngushtë me familjen.

Lori u shpreh se me Sarën është afruar shumë, sepse me të ka mësuar të ndajë çdo gëzim dhe dhimbje në jetë. Ajo mori dhe një mesazh shumë emocionues nga motra e saj gjatë emisionit, e cila u përlot duke folur për Lorin. Më pas kjo e fundit u shpreh se ky vit ka qenë shumë i vështirë për të dhe Sara i ka qëndruar pranë e i ka rikujtuar gjithmonë se vlen për atë që është.

“Viti i fundit ka qenë goxha i vështirë për mua. I vetmi person që kam pasur aty fizikisht dhe emocionalisht ka qenë Sara. Në një moment e humba rrugën dhe fillova të dyshoja shumë te vetja ime. Dhe këto fjalë unë që e di m’i ka thënë për të më dhënë forcë, sepse siç ta thashë më parë, unë e lë zemrën në tavolinë, gjithmonë me këdo që jam, dhe jeta më ka treguar që jo çdo njeri ngelet dhe jo çdo njeri ta merr atë zemrën dhe ta ruan. Ajo më kujton çdo ditë se unë vlej përveç gjërave të tjera që mund të kem nga mbrapa ose mund të bëj. Dhe e dua atë njeri aq shumë, vetëm për kaq sa bën”, u shpreh Lori me lot në sy.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Më bëri të besoja tek jeta dhe..."

Si rrallëherë, Lori Hoxha flet për të atin!