MENU
klinika

Aksident i rëndë në Rrogozhinë

Makina del nga rruga, humb jetën shoferi

30.12.2020 - 09:28

Një aksident i rëndë, me pasojë vdekjen e një personi, ka ndodhur këtë mëngjes në vendin e quajtur “Bishti i zhurit”, në afërsi të Rrogozhinës.

Tiranë/Informacion paraprak

Me datë 29.12.2020, rreth orës 23:20, në vendin e quajtur “Bishti i zhurit”, mjeti me drejtues shtetasin A.F., ka dalë nga rruga. Si pasojë e daljes nga rruga ka humbur jetën në vendngjarje drejtuesi i mjetit shtetasi A.F., 46 vjeç.

Vijon puna me grupin hetimor dhe sherbimet e policisë për sqarimin e plotë e rrethanave të ngjarjes.