MENU
klinika

Adriatik Doçi: Çështja e detit përballë një opozite të ‘dalë mendsh’

Mandati i tretë i Edi Ramës dhuratë nga Sali Berisha dhe Ilir Meta

27.12.2020 - 18:32

Nëse Edi Rama do të fitojë mandatin e tretë, do ta marrë falë Sali Berishës dhe Ilir Metës, të cilët kanë marrë peng Lulzim Bashën dhe PD-në, duke i përdorur si mburojë përballë fundit të tyre politik.

Vetëm një opozitë e dalë mendsh dhe e bjerrur gënjen kot dhe rreket të manipulojë opinionin publik, në mënyrë krejtësisht të panevojshme dhe vetëvrasëse.

Në vend që të tregohet e vërtetë, të paraqesë një alternativë të besueshme dhe të reflektojë për zullumet që ka bërë, me qëllim për të fituar besimin e të pavendosurve, përpiqet të akuzojë kundërshtarin për akte që ka bërë vetë, kur ishte në pushtet.

Të ndalemi tek një shembull konkret i ditëve të fundit. Greqia ka vendosur të zgjerojë hapsirën detare nga 6 deri në 12 milje, siç ka bërë edhe Shqipëria në vitin 1990.

Çdo shtet ka të drejtë të zgjerojë detin e saj territorial deri në 12 milje, por vetëm kur e lejon pozita gjeografike, pra kur hapësira detare mes dy vendeve është të paktën 24 milje.

Zgjerimi bëhet në bazë të Konventës të së Drejtës së Detit (UNCLOS) e Montego Bay e vitit 1982, e nënshkruar nga të dy vendet.

Vendimi i Greqisë në raport me Shqipërinë nuk ka asnjë vlerë juridike, ashtu sikurse nuk ka as vendimi i Shqipërisë në raport me Greqinë, për arsyen e thjeshtë se, distanca nga brigjet midis Shqipërisë dhe Greqisë është më pak se 24 milje në të gjithë gjatësinë e detit territorial mes tyre, madje mes Korfuzit grek dhe Pemës së Thatë (pranë Kasamilit) të Shqipërisë, distanca është më pak se 2 milje.

Në raport me Shqipërinë, Greqia nuk ka se si të zgjerohet me 12 milje, sepse i bie që të zgjerohet deri te Syri i Kaltër. Greqia do zgjerohet me 12 milje aty ku distanca është më shumë se 24 milje.

Kjo është e vërteta e thjeshtë dhe e bazuar në dokumente. Të tjerat janë si lajmi i rremë i porositur nga Ilir Meta me para të pista, për 1300 kontenierët me mbetje që kishin hyrë në Shqipëri, thua se ishin lakuriqë nate.

Po si e tjetërsojnë, manipulojnë, përdhosin këtë të vërtetë Berisha dhe Meta, me shpresën se duke identifikuar kundërshtarin si tradhtar, do fitojnë pikë dhe rrjedhinisht më tepër vota?

Del Sali Berisha dhe thotë se vendimi i Greqisë për t’u zgjeruar me 12 milje është tradhti e Edi Ramës, thua se Athina pyet Ramën kur merr vendime! Sipas tij, Rama dhe krerët e shtetit grek kanë bërë një pakt të fshehtë për t’i marrë detin Shqipërisë.

Qëndrimi i Berishës ishte një mesazh për Luzim Bashën, i cili në siklet të madh, doli dhe bëri gjashtë pyetje mbi tradhtinë imagjinare të shpikur nga ustait të tij. Më pas, me tezën e tradhtisë del edhe Gjergj Elez Alia i LSI, Petrit Vasili dhe pas tij një tufë shkretanësh politikë, në kushtrimin e Berishës dhe Metës.

Dhe kështu po fryjnë tullumbacen e kauzës së rrallës.

Me çfarë logjike politike Rama do falte detin, 4 muaj para zgjedhjeve, siç bënë Berisha dhe Basha në 2009, ku firmosën marrëveshjen në fshehtësi, pak i cili u rrëzua si antikombëtar nga Gjykata Kushtetuese, ndërsa u kundërshtua nga SHBA, Turqia dhe Italia?!

Si mund të falet deti, kur qeveria shqiptare nuk e firmosur asnjë marrëveshje, siç bënë Berisha dhe Basha në 2009, kur firmosën kufijtë e ri, duke falur 350 km 2 det?!

Pse Edi Ramën do të pyes shteti grek kur vendos të miratojë atë që i njeh Konventa e të Drejtës së Detit (UNCLOS) e Montego Bay e vitit 1982, aty ku ia lejon pozita gjeografike?!

Këtyre ose po u dalin brirët nga qëndrimi i gjatë në opozitë, duke humbur çdo sens arsyetimi dhe moraliteti, ose duan t’u vendosin brirë mbështetësve të tyre, të cilëve u thonë se ‘kemi fituar’ edhe kur humbin zgjedhjet.

Cilin grup shoqëron kanë iluzionin se mund të manipulojnë?! Kush i këshillon? Me këtë strategji fyese do humbasin edhe vendin e dytë./shqiptarja.com

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Mijëra familje pa energji elektrike

Kaos në Britani nga stuhia ‘Bert’!

Vangjeli: Sky ECC u përdor nga politikanë, ministra e gjyqtarë…

“Prokuroria ka në dorë ‘ditarin’ e botës së errët të krimit”

“Bllokim total i Tiranës! Qytetarët do të vuajnë, por…“

“Mosbindja civile” protestë më 26 nëntor, Paloka zbardh skenarin