MENU
klinika

Protesta të dhunshme

Mbyllur Biblioteka Kombëtare&Muzeu Historik

11.12.2020 - 13:33

        Protestat në Tiranë, si revoltë për ngjarjen e të martës, ku polici qëlloi dhe vrau 25-vjeçarin Klodian Rasha, pasi nuk iu bind urdhrit për të ndaluar, kanë shkaktuar edhe dëme. Protestuesit i kanë vënë flakën pemës së Krishtlindjeve pranë Kryeministrisë, si dhe kanë thyer e shkatërruar objekte përreth.

Vala e pakënaqësisë dhe revoltës la gjurmë të dukshme edhe në institucionet kulturore më të rëndësishme në vend.

Biblioteka Kombëtare përmes një postimi në faqen zyrtare në “Facebook”, njofton se do të mbyllet përkohësisht.

Shkak për mbylljen e këtij institucioni, siç sqarohet, janë bërë dëmet që iu shkaktuan një ditë më parë, gjatë protestës për vrasjen e të riut Klodian Rasha nga polici.

Njoftimi i autoriteteve:

Për shkak të dëmeve të shkaktuara gjatë protestës së ditës së djeshme, 10 dhjetor 2020, Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë do të mbyllet përkohësisht, deri në një njoftim të dytë.

Ju bëjmë me dije se është ngritur Grupi i Emergjencës për të marrë masat e menjëhershme për riparimin e dëmeve të shkaktuara dhe rikthimin në normalitet.

Ju falënderojmë për mirëkuptimin!

Dëmtime janë konstattuar edhe në Muzeun Historik Kombëtar.

Andaj, në zbatim të Urdhrit të Ministrit të Kulturës “Për mbylljen e përkohshme të aktivitetit për publikun të Muzeut Historik Kombëtar, Teatrit Kombëtar Të Operas, Baletit Dhe Ansamblit Popullor dhe të Bibliotekës Kombëtare të Shqipërisë”, për shkak të dëmeve të shkaktuara gjatë protestës së ditës së djeshme, 10 dhjetor 2020, Muzeu Historik Kombëtar do të mbyllet përkohësisht, deri në një njoftim të dytë.

Në faqen zyrtare të Muzeut Historik Kombëtar kanë njoftuar se tashmë është ngritur edhe Grupi i Emergjencës, për të marrë masat e menjëhershme për riparimin e dëmeve të shkaktuara dhe rikthimin në normalitet.

U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit