MENU
klinika

Tre gola larg

Messi në ndjekje të rekordit të Pelé

01.12.2020 - 21:54

Njeriu rekord në futbollin botëror, ylli që ka shkruar emrin e tij me shkronja të arta deri në 80 herë në Librin Guinness, po shkon drejt një arritje të re.

Pas tejkalimit të rekordeve që dukeshin të pamundura për t’u mposhtur, siç ishin 85 golat e sulmuesit gjerman Gerd Müller në 1972, qëllimi i Lionel Mesit është të rrëmbejë kurorën e futbollistit në histori Pelé me më shumë gola në ndeshjet zyrtare për të njëjtin klub.

Pothuajse gjysmë shekulli më vonë, dhe pas golit që i kushtoi Diego Maradona këtë fundjavë, Messit i mbeten vetëm tre gola për ta kapërcyer legjendën braziliane.

643 janë golat që braziliani arriti të shënonte gjatë 19 viteve që ai luajti në Brazil me Santos, ndërsa Messi ka shënuar deri më tani 641 me Barcelonën në sezonin e tij të 17-të me të njëjtin klub. Messi do të thyente rekordin e Pele dy vjet më shpejt.

Do të ishte rekordi i fundit në një karrierë plot trofe, që kulmon me gjashtë herë fitues i Topit të Artë, si asnjë tjetër, por në palmaresin e Messit mungon Kupa e Botës. E ka edhe një shans, në vitin 2022, por atëherë Messi do të jetë 35 vjec dhe forma e tij sportive mund të mos jetë më e mira.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN