MENU
klinika

Ndërrimet tek ministria e Jashtme dhe e Mbrojtjes

Meta dekreton Olta Xhaçkën dhe Niko Peleshin

31.12.2020 - 09:30

Presidenti Ilir Meta ka dekretuar Olta Xhaçkën dhe Niko Peleshin në detyrat e reja në ministri përkatësisht tek ministria e Jashtme dhe e Mbrojtjes.

Kujtojmë se vetëm dy ditë më parë Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në Twitter, njoftoi ndryshimet në qeveri.

Ai ka falenderuar Gent Cakajn për punën gjatë kryesimit të OSBE-së, ndërsa vendosi të rikthejë Peleshin në qeveri.

Njoftim i Institucionit të Presidentit të Republikës

Presidenti i Republikës, Sh.T.Z Ilir Meta ka dekretuar sot shkarkimin e zotit Edi Rama nga detyra e ministrit për Europën dhe Punët e Jashtme dhe zonjës Olta Xhaçka nga detyra e ministrit të Mbrojtjes.

Po sot, Presidenti Meta ka dekretuar emërimin e zonjës Olta Xhaçka në detyrën e ministrit për Europën dhe Punët e Jashtme dhe zotit Niko Peleshi në detyrën e ministrit të Mbrojtjes.