Ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj në një intervistë për gazetaren Erjola Jata të News24 ka folur për procesin i ndërtimit të banesave të reja për familjet e prekura nga tërmeti.
Ky proces tashmë mbush më shumë se 1 vit nga projektimi dhe Ahmetaj ka dy lajme të mira për të ndarë. I pari është se 1 mijë familje në disa zona brenda 31 dhjetorit 2020 do të futen në banesat e reja.
Ndërkaq Ahmetaj informon se janë 1 mijë e 156 familje momentalisht që vijojnë të jenë në ccadra, por ai premton se deri në fund të majit nuk do ketë më asnjë në ccadër.
”E kemi biseduar shpejt për procesin e Rindërtimit, unë ndërkohë dhe ju e keni parë që terreni i ndërtimit so preket me dorë nga të gjitha programet, qoftë në njësitë individuale, qoftë tek shkollat, grantet, banesat kolektive në ato që ne i themi lagjet e mëdha ku kemi apartamente kolektive, qoftë në poliqendra si 5 Maji e Kombinati, si Laçi apo në banesa të pikëzuara që vendosen në bazë të diskutimeve.
Banesat individuale
Ka dy lajme të mira për qytetarët që presin të hyjnë në shtëpi, apo kanë hyrë. Janë 1 mijë afmilje që deri në 31 dhjetor që hyjnë në banesa individuale, isha në Pezë, kam qenë Shijak, shkoj në Kavajë, Thumanë, përfundojnë para 31 dhjetorit, do e gëzojnë në shtëpitë e tyre të reja falas.
Lajm i dytë, që deri në maj deri në fund të majit asnjë familje s’do, 1 mijë e 156 familje ende në çadra. Në janar ishin mbi 11 mijë në çadra. Të gjitha kanë marrë bonus qiraje. Duke u ndërtuar, duke i rokonstruktuar, duke ulur numrin e familjeve në çadra. Siç e theksova në maj të vitit 2021 ne nuk do kemi asnjë familje në çadër. Presupozohet të jemi në një proces ndërtimi të njësive individuale, i kombinuar dhe me dhënien e parave të plota, për njësi individuale që nuk ndërtohen për shkaqe gjeologjike, e kemi ezauruar në maj, maksimumi deri në mes të qershorit.
Bonusi i qirave do vijojë të jepet, e patë dhe aktin ligjor që kaluam, kemi dhënë 2.6 miliardë lekë ose 26 milion dollarë që janë bonus qiraje. Edhe ata në çadra morën bonus qiraje, por për arsye se duan të rrijnë afër tokës, të kujdesen për bagëtinë, do rrinë në çadra. E kemi mirëpritur këtë vendim. Në finale çdo familje do bënte zgjedhjen e saj, afër bagëtisë, gjithë nevojave me terrenin apo tokat bujqësore. Mund ta verifikoni dhe nga kronikat e mëparshme, kam thënë që janë 1 234 familje në çadra, sot janë 1 mijë e 156, çdo javë po ulet.”- tha Ahmetaj.