Ministri i Mbrojtjes së Turqisë, Hulusi Akar bëri deklarata të reja provokuese, teksa fliste në zyrën turke në Libi.
Akar theksoi se pavarësisht nga gjendja e saj e dobët ekonomike, Greqia është angazhuar në një garë armatimesh, por numri i avionëve dhe anijeve që ka në plan të marrë nuk është i mjaftueshëm për t’u përballur me Turqinë.
“Pavarësisht nga problemet edhe nuk kanë për të ngrënë, pirë, veshur, pavarësisht nga ulja e pagave dhe kostoja e jetesës së popullit grek, ata janë kënaqur në një mënyrë të furishme për armatimet. Blini sa të dëshironi anije, aeroplanë dhe nëndetëse, ato nuk mjaftojnë. Nuk janë të mjaftueshme.
Çfarëdo që të ndodhë me popullin e dashur grek, do të ndodhë. Fqinjët tanë Grekë po ndjekin një politikë të gabuar që do t’i shtojë edhe më shumë peshë ekonomisë së saj tashmë të keqe, do të jetë në dëm të prosperitetit dhe do të përkeqësojë jetën e njerëzve të saj”, deklaroi Akar.
“Turqia po përpiqet të gjejë zgjidhje politike brenda kornizës së marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë dhe mbi bazën e ligjit ndërkombëtar në Egje, Mesdheun Lindor dhe Qipro”, tha Hulusi Akar, ndërsa shtoi se:
“Synimet mbi këtë çështje janë jashtëzakonisht të mira”, duke vënë në dukje se Turqia është e gatshme për bisedime me Greqinë, përsa i përket kontakteve eksploruese, bisedimeve ushtarake mbi masat e ndërtimit të besimit dhe brenda NATO për të mos përshkallëzuar tensionet.