Teksa kanë ngelur dhe 3 vende bosh për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese, analisti Skënder Minxhozi deklaroi se ky institucion pasi të nisë punën do duhet që të ndërtojë reputacionin e saj.
Përballë analistëve në emisionin ‘Real Story’ Minxhozi pohoi se Gjykata Kushtetuese ka një tjetër sfidë që është dhe ‘lufta’ përtej luftës për vota në fushatën elektorale të palëve politike.
Duke u ndalur tek vendimi i Gjykatës Kushtetuese për rrëzimin e paktit detar me Greqinë, Minxhozi tha ajo ishte periudha më e lavdishme ku pushteti mori një ‘Jo’ të fortë nga institucionet.
“Dua të kujtoj një gjë se një trupë gjyqësore që ka komponentët që në një proces mund të dalë me probleme, mund të marrë vendime që janë sovrane, të drejta. Jo e gjithë karriera e atyre njerëzve mund të jetë e verifikueshme nga një proces vettingu. Sa i përket Gjykatës Kushtetuese besoj se u tha dhe nga kolegët, fakti që periudha më e lavdishme është ajo e kundërvënien ndaj një qeverie, siç ishte një mision, ku është gur kilometrik për marrëveshjen detare. Ngelet një vendim ku pushteti mori një ‘Jo të fortë nga institucionet. I doli kundër një vendimi që dukej punë e kryer. Kush lexon vendimin, është një motivacion shumë i rëndë që ata kanë përmendur akuza për cënim të territorit. Ne nuk duhet ta paragjykojmë jo se Gjykata Kushtetuese është një nga institucionet më të besueshme në 30 vite. Ata nuk kanë marrë detyrën dhe nuk e dimë se si do të sillen ndaj atij pirgu të madh dosjesh. Kjo gjykata mbetet që ta bëjë rrugën e saj, ta ndërtojë reputacioni e saj. Sfidat që ka përpara, që përkon dhe me fillimin e fushatës elektorale, do të thotë që të përvesh mëngët, ku çdo gjë që do të thotë do të politizohet dhe është një premisë për ‘luftë të re’, përveç ‘luftës’ së votave. Duhet t’i kujtojmë kryeministrit se tek ajo godinë ndërkombëtare u zgjidh dhe kjo çështje. Kur gjykata është çështje afatesh, afate të vëna në kusht, atëherë është e tepër që të shohim kushtet, pasi ato apriori janë të shkelura.”, tha Minxhozi.