MENU
klinika

"Izolimi ishte e vetmja mundësi që i ngeli qeverisë"

Mjeku Erion Dasho: Qytetarët janë lënë të pambrojtur

22.12.2020 - 13:47

Kufizimi i orarit erdhi si e vetmja zgjidhje pas keqmenaxhimit të situatës, pasi qeveria nuk mori masat e duhura për të penguar përhapjen në masë të infektimeve, sipas mjekut Dasho.

Drejtori i Shëndetit dhe Inovacionit në Franfkfurt, Erion Dasho mendon se situata në Shqipëri është jashtë kontrollit, kemi përhapje komunitare të koronavirusit. “Ministria dhe Komiteti nuk bënë hetime epidemiologjike, testime, dhe e vetmja gjë që ngelet në të tilla ratse është kufizimi orar. Ndalimi i qarkullimit është e vetmja gjë që mund të bëjë kjo qeveri!”

Ndalimin e qarkullimit në orën 20:30, Dasho e arsyetoi zgjidhje e drejtë teknike sepse mund të pengojë organizimin e darkave te të afërmit dhe grumbullimet e mëdha.

Në periudhën 24 dhjetor deri në 4 janar, vendi do të jetë në izolim nga ora 20:30 deri në 06:00.