MENU
klinika

"Nuk kemi pse të kemi frikë"

Mjeku Sulçebe: Vaksina do fikë pandeminë

08.12.2020 - 10:02

Mjeku imunolog Genc Sulçebe, ka deklaruar se qytetarët nuk duhet të kenë frikë nga vaksina. Sipas tij, vaksina do bëjë fikjen e pandemisë.

“Vaksina do të bëjë fikjen e pandemisë, sa më shpejt aq më mirë. Vaksinat janë disa dhe implementimi i tyre është një faktor i rëndësishëm tani. Mendoj se te gjitha vaksinat janë të besueshme dhe kushdo që do të vije në Shqipëri të vij sa më shpejt, pasi të gjitha kanë një efekt të mirë dhe janë të besueshme.

Nuk kemi pse të kemi frikë nga vaksina, pasi ajo futet në organizëm, nxit imunitetin dhe më pas degradon ikën, nuk ka asnjë pasojë në organizëm, nuk kanë efekte të dëmshme. Në injeksionin e dytë që duhet 3-4 javë diferencë ka disa efekte anësore si lodhje, këputje, temperaturë, por të përkohshme.

Efekti shkon në 95 % e vaksinës anti-COVID, që është shumë i lartë, më e lartë se ajo e gripit që e ka 40-60 %“, tha Sulçebe.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Mbi 90% e rasteve të Covid duhet të kalojnë pa mjekim"

Mjeku Sulçebe: I shqetësuar për mjekimet e tepërta

“Kur do të arrihet imuniteti i tufës në Tiranë?”

Mjeku Sulçebe: Lufta kundër Covid nuk bëhet në spitale