03.12.2020 - 09:35
Munir Xhepa, efektiv i Policisë Rrugore në Bulqizë është ndarë nga jeta pasi nuk e ka fituar dot betejën me Covid-19.
Xhepa ka ndërruar jetë mbrëmjen e djeshme, në spital ku ishte shtruar pasi ishte prekur nga Covid. Për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore, efektivi i Rrugores ishte futur në intubim.
Pas 5 ditësh në intubim, 50 vjeçari Munir Xhepa nuk ka mundur ta fitojë dot betejën për jetën, duke lënë pas shumë dhimbje, te familjarët dhe të afërmit e tij.