20.12.2020 - 11:44
Një tjetër mësues nga Elbasani ka humbur jetën si pasojë e koronavirusit. Burime shprehen se ka humbur betejën me koronavirusin mësuesi Neim Istrefi.
Ai ishte infektuar me koronavirus prej disa ditësh, ndërsa ishte dërguar për kurim në Turqi, por nuk mund ta fitonte betejën e COVID.
Istrefi jepte mësim në shkollën e mesme profesionale “Sahli Çeka” dhe të gjithë jetën e tij ia kishte dedikuar profesionit për rritjen dhe edukimin e brezave të rinj.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Zyra Vendore e Arsimit shpreh ngushëllime familjes