MENU
klinika

Ditë zie për mjekësinë shqiptare!

Ndërron jetë nga Covid-19 mjeku i njohur anestezist

13.12.2020 - 10:09

Një tjetër mjek është ndarë nga jeta si pasojë e infektimit nga koronavirusi.

Prof. Dr. Mihal Kerci ishte mjek anestezist pranë reanimacionit dhe ka drejtuar edhe shoqatën me të njëjtën emër.,

Lajmin për ndarjen nga jeta e ka dhënë ish-deputeti i PD-së, Tritan Shehu, me profesion mjek.

Mjeku prej disa ditësh ishte në gjendje të rëndë për shkak të komplikacioneve që i shkaktoi Covid-19.

Kerci është mjeku i 25 që ka humbur jetën si pasojë e koronavirusit që prej fillimit të pandemisë në Shqipëri.

Reagimi i plotë i Shehut:

Nje “Requiem” per Prof. Dr. Mihal Kerci!

Sot dite zije per Anestezi-Reanimacionin e mjekesine shqiptare!

Disa ore me pare, pas jave perpjekje, disa here shpresash, me tej deshperimesh ne humbem nje nga koleget tane me te mire, Kryetarin e Shoqates sone te Anestezi-Terapi Intensive, mikun e vlefshem, njeriun e ditur, te mire e te pa pertueshem, Mihalin tone!

Familja e tij humbi ate pjesëtar, bashkeshort e baba shembellor.

Studentet nuk do te degjojne me leksionet e tij plot shkence e pasion, pacientet nuk do ta kene me ne momentet me te veshtira te tyre mbi koke, duke u transmetuar shprese, besim e qetesi!

Anestezi-Reanimacionit shqiptar e Rajonal do t’i mungoje nje nga “kolonat” e organizatoret me te vlefshem te tij, zeri i tij nuk do te degjohet me plot dije e eksperience ne Konferencat, debatet, diskutimet tona….

Do na mungoje te gjitheve, familjareve, kolegeve, shokeve, miqve, te semureve qe presin te sherohen…qytetareve ne terresi.

Ta kujtojme gjithemone ashtu sic ishte ne jeten e punen e tij!

Ngushellimet me te sinqerta e te dhimbeshme.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN