MENU
klinika

Ja çfarë thotë OBSH

Në cilat raste maska duhet mbajtur edhe në shtëpi?

04.12.2020 - 10:16

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) rekomandon që të mbahen maskat mbrojtëse në shtëpi për të parandaluar infektimet e reja me COVID-19, në rast vizitash nga jashtë dhe kur nuk është e mundur ruajtja e distancës fizike.

Përveç kësaj, maskat në shtëpi duhet të mbahen gjatë vizitave kur është e paqartë nëse dhoma është ajrosur siç duhet.

OBSH-ja kishte mbështetur mbajtjen e maskave në ambiente të ngushta, por nuk kishte përcaktuar udhëzimet për hapësirat private. Agjencia shëndetësore e KB tani rekomandon, gjithashtu, një përdorim më të gjerë të maskave në objektet e kujdesit shëndetësor. Personeli i administratës dhe punonjës të tjerë që nuk janë të përfshirë në kujdesin klinik u shtuan në listën e personave që duhet të mbulojnë hundën dhe gojën gjatë gjithë kohës.