Nga Aurenc Bebja*, Francë – 13 dhjetor 2020
“Paris-presse” ka botuar, në ballinat e 20 dhe 24 dhjetorit 1968, dy shkrime në lidhje me emetimin asokohe nga Republika e Shqipërisë të dy monedhave prej ari dhe argjendi, me rastin e 500-vjetorit të ndarjes nga jeta të heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastriotit Skënderbeut, që Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, i ka sjellë për publikun shqiptar:
(Komunikatë)
Emetim zyrtar i Republikës i Shqipërisë
Paris, 23 dhjetor 1968.
Republika e Shqipërisë sapo ka lëshuar (emetuar) një sëri monedhash madhështore ari dhe argjendi, legale, në sasi të kufizuar.
Ky emetim zyrtar, i planifikuar për të përkujtuar 500 vjetorin e Skënderbeut, heroit kombëtar, na ofron “Monedhat e reja” të jashtëzakonshme, të cilat tashmë mund t’i kërkojmë në të gjitha bankat./darsiani/