Ndodh shpesh që Fero të largohet nga rrjetet sociale. Kështu bëri edhe në shtator, kur pa pritur e pa lajmëruar, u “zhduk” duke merakosur fansat e tij.
Ai çaktivizoi llogarinë e tij në Instagram dhe të gjithë u bënë kuriozë të mësonin ç’po kurdiste Fero.
Fero gjatë kësaj kohe ka qëndruar më shumë në studion e tij “Gang Gang Entertainment” ku po punon në albumin e tij të dytë e po ashtu për artistët e tjerë. Ai po planifikon të rikthehet fuqishëm në muzikë me projekte të reja, të cilat fansat mezi i presin.
Megjithatë, reperi kishte rezervuar një surprizë për të gjithë ditën e Pavarësisë. Ai erdhi me një super bashkëpunim që nuk e priste askush.
Reperi ka bashkuar forcat me Veli Sahitin të grupit Trix për këngën ‘Liria ka emër’ , ku vjen ndryshe nga ai që kemi parë deri tani.
E më në fund duket se Fero është rikthyer në rrjetet sociale dhe lajmin e bukur për fansat e dha partnerja e tij Arbenita.
Modelja ka ndarë në Instastory një foto ku shihet me reperin duke shkruar “@ferofera zemra u rikthyer!”
Kujtojmë se disa javë më parë u raportua se Fero dhe Arbenita kanë kurorëzuar dashurinë e tyre në martesë. Ata i kanë thënë “Po” njëri-tjetrit, por këtë gjë e dinë një rreth shumë i ngushtë i familjarëve e miqve të tyre.
Ndërkohë shumë shpejt Fero pritet të sjellë një bashkëpunim me Stresin. Ishte ky i fundit ai i cili para pak javësh publikoi një foto në Instastory ku shihet së bashku me Feron duke folur me kamër, teksa ka shkruar “Sa jeni tu e prit mega Hitin??”
Ende nuk ka detaje rreth projektit por me siguri do jetë pjesë e albumit të Stresit.