Nikoll Sherrniku personi i arrestuar nga policia ditën e djeshme, si autori i dyshuar i ekzekutimit të efektivit të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë (FNSH) në Shkodër, Xhulio Prela, ka mohuar autorësinë në këtë ngjarje.
Bëhet me dije se 21-vjeçari para policisë është shprehur se nuk kishte lidhje me ngjarjen dhe ditën që ka ndodhur vrasja (5 dhjetor) ka qenë në shtëpi.
Ndërkohë që bashkëpunëtori i tij B.M. është shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Dyshohet se Nikoll Sherrniku së bashku me shtetasin B.M., kanë ekzekutuar Prelën, pas një konflikti për motive të dobta. Burime për media bëjnë me dije se konflikti ka nisur për shkak të dritave të gjata të makinës që reflektonin mbi palën tjetër.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur më 5 dhjetor, rreth orës 02.00, kur Xhulio Prela po kthehej nga Lezha drejt Tiranës.