MENU
klinika

Përhapje masive në fshatra

Nisin testet e shpejta të Covid në Peqin

21.12.2020 - 11:35

Elbasani është  një ndër qarqet me numrin më të lartë të të infektuarve me Covid në  vendin tonë.

Raporohet se këtë të hënë ka nisur aplikimi i testimeve të shpejta në Peqin, ku gjatë orëve të para të ditës janë marrë 16 tamponë nga të cilët 4 janë konfirmuar pozitiv.

Ndër të tjera gazetari bën me dije se një pjesë e madhe e banorëve të fshatrave në këtë qark nuk e kryejnë tamponin, dhe është vetëm konsulta me mjekët që bën që ato të konfirmohen pozitiv dhe të kurohen për Covid 19.

Ndërkohë në qarkun e Elbasanit prej kohësh përhapja ka qenë problematike, pasi rastet kanë qenë të shumta dhe sipas mjekëve infektimet nuk janë të vendosura në statistika për shkak se një pjesë nuk kanë kryer tamponin.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


I dedikoi gjithë jetën arsimit!

Ndërron jetë nga Covid-19, mësuesi nga Elbasani