MENU
klinika

Elon Musk i bindur!

Njerëzit do të shkojnë në Mars brenda 6 viteve

04.12.2020 - 10:33

Sipërmarrësi amerikan dhe pronari i SpaceX, Elon Musk ka njoftuar datën e shumë pritur nga njerëzit se kur do të mund të udhëtojnë për në planetin Mars.

Ai, duke folur në ndarjen e çmimeve Axel Springer në Gjermani është shprehur se “Ndoshta do të bëhet për 6 vjet. Nëse jemi me fat, mbase 4 vjet më vonë”.

Musk gjithashtu tha se një anije pa njerëz është planifikuar të dërgohet në Mars brenda dy viteve, dhe kapsula Crew Dragon e prodhuar nga SpaceX, ka filluar testimin.

Janë, Michael Hopkins, Victor Glover dhe Shannon Walker nga NASA si dhe Soichi Noguchi nga Agjencia e Kërkimeve Hapësinore Japoneze, ata që janë dërguar në stacionin hapësinor me kapsulën e Crew Dragon.

Cilat vende mund të ndjekin një shembull të tillë?

Çfarë parashikohet me ndalimin e TikTok në SHBA

Kompania kineze, 6 muaj kohë për të shitur rrjetin social

Kongresi amerikan miraton projektligjin që mund të ndalojë TikTok!

Përfshirë detaje kritike në lidhje me katastrofat e afërta

Një model i ri i AI do ndihmojë në parashikimin e motit