MENU
klinika

As Kryebashkiaku nuk prish qejf...

Njihuni me qytezën ku askush nuk beson te koronavirusi!

16.12.2020 - 16:56

       Qindra vetë u bashkuan në “tubimin e lirisë”, gjatë fundjavës së kaluar, në një qytezë të vogël në shtetin e Uashingtonit, pasi kryetari i Bashkisë refuzoi t’i detyronte banorët të zbatonin masat antikovid, miratuar nga guvernatori.

Mosirok (Mossyrock), në kontenë Ljuis, është një qytezë me vetëm 800 banorë, ku asnjëri nuk pranon të mbrohet nga koronavirusi, edhe pse në pjesën tjetër të Shteteve të Bashkuara shifrat janë alarmante, ndërsa në të gjithë globin, pandemia ka shkaktuar mbi 1.6 milionë viktima.

“Në qytezën tonë, momentalisht nuk ka asnjë rast të raportuar me covid-19 dhe asnjë vdekje që lidhet me të”, – tha kryebashkiaku Randal Sasser, në një radio lokale, duke justifikuar vendimin për moszbatimin e rregullave të Guvernatorit Jay Inslee, sipas të cilit, të gjitha bizneset duhet të kufizojnë të pranishmit brenda ambienteve të tyre, në të kundërt do të duhet të gjobiten me disa mijëra dollarë.

Që prej muajit mars, sipas Sasser-it, në të gjithë distriktin e kontesë që përfshin qytezën dhe rrethinat, janë regjistruar vetëm 80 raste nga 23 mijë banorë, por askush nuk e ka njoftuar për raste në qytezën e tij. Mosirok njihet në zonë për festivalin e përvitshëm të birrës, që zakonisht tërheq 5,000 turistë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Nga Sazan Guri

Arsyeja e të parëve

Një thirrje e përhershme

Apologjia e Sokratit