MENU
klinika

Kush janë dy të dënuarit në Korçë dhe Kurbin?

OFL troket në derë për deklarimin e pasurisë

10.12.2020 - 13:04

Operacioni Forca e Ligjit sot ka zbarkuar në Korçë dhe Kurbin, ku i ka dorëzuar formularin e deklarimit të pasurisë dy të dënuarve.

“Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

-Kristaq Caca, banues në Korçë, i dënuar për veprën penale “Vrasja me dashje kundër dy ose më shumë personave”, e kryer në bashkëpunim”;
-Durim Hasolli, banues në Kurbin, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme”, thote policia.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Të dënuar për vrasje dhe organizatë kriminale

Kush janë 2 të ‘shënjestruarit’ e OFL-së në Dibër e Korçë?

Brenda 48 orësh, kërkon deklarim të pasurisë

OFL, ultimatum 4 të dënuarve në Korçë