MENU
klinika

COVID-19

Pendarovski: Do të doja ta bëja unë i pari vaksinën

17.12.2020 - 11:03

Presidenti Stevo Pendarovski i Maqedonisë së Veriut tha në një intervistë për TV Sitel se ai do të donte të ishte i pari që do të merrte vaksinën Covid-19, në mënyrë që të rrisë ndërgjegjësimin tek qytetarët.

“Do të doja të isha i pari që do të bëjë vaksinën në vendin tonë. Jo sepse dua të jem i pari që të mbroj veten, sepse mua më afrohen protokolle shumë të rrepta, por vetëm për të rritur ndërgjegjësimin. Sepse pashë që një pjesë e vogël e qytetarëve janë të gatshëm të bëjnë vaksinën. Nëse është e mundur, madje më bëni edhe një video. Kjo nuk ka të bëjë vetëm me mua, por edhe me familjen time, tha Pendarovski.