MENU
klinika

Nga Ildize Kola

Politikat e prokurorisë për ndjekjen e rasteve të dhunës në familje në Shqipëri: Rast studimor për politikat amerikane

03.12.2020 - 11:33

Nga Ildize Kola

Dhuna në familje është një çështje që ekziston prej vitesh tashmë. Kohët e fundit, diskutimet rreth dhunës në familje kanë filluar të zhvendosen nga fajësimi i viktimave tek bërja përgjegjës edhunuesve, ka ndryshuar dhe këndvështrimi në lidhje me dhunën në familje. Ajo tashmë shihet si një sëmundje sociale së cilës u duhet gjendur zgjidhja dhe jo të fshihet apo të bëhet sehir për së largu. Ky tranzicion, megjithatë, nuk ka qenë aq i shpejtë dhe i plotë sa do të dëshirohej, dhe, shpesh ndodh që edhe kur ligjet e reja zbatohen drejt një qëllimi të tillë, stigmatizimi, fajësimi i viktimës, efektet psikologjike të abuzimit dhe pengesa të tjera parandalojnë që ligje të tilla të arrijnë qëllimet e tyre në një nivel praktik.

Një nga pengesat më të mëdha për të bërë përgjegjës autorët e dhunës në familje është fakti që shumë viktima i tërheqin akuzat. Ky është gjithashtu rasti në Shqipëri, ku  në raportin e Komitetit Shqiptar të Helsinkit deklarohet se “37% e çështjeve u mbyllën, sepse pala paditëse (gratë) nuk u paraqitën në seancën e parë gjyqësore.…” (Komitetit Shqiptar të Helsinkit, 2017, f. 28).

Ka shumë faktorë që kontribuojnë në këtë. Normat shoqërore luajnë një rol të madh në krijimin e pengesave në rrugën e viktimave drejt drejtësisë. Rezultatet e Sondazhit Kombëtar të Popullsisë 2018 të kryer nga INSTAT e tregojnë qartë këtë. Ky studim, duke matur bindjet e grave shqiptare midis moshës 18 dhe 74 vjeç, tregoi se më shumë se gjysma e grave (52.2%) e konsideronin dhunën bashkëshortore si një çështje private në të cilën të tjerët nuk duhet të ndërmjetësonin.  Gati gjysma (46.5%) besuan se “një grua duhet ta tolerojë disi dhunën për të mbajtur familjen e saj së bashku.” (INSTAT, 2019, f. 15). Më shumë se një e katërta e njerëzve të intervistuar gjithashtu pohuan se, në rastet e dhunës bashkëshortore, gruaja është “pjesërisht fajtore …” dhe se ajo “duhet të turpërohet ose të vihet në siklet të flasë mbi të me këdo jashtë familjes së saj.” (INSTAT, 2019, f. 15). Ndikimi i këtyre normave shoqërore pasqyrohet në veprimet ligjore në lidhje me dhunën në familje. Sipas një raporti të botuar nga Bordi i Imigracionit dhe Refugjatëve të Kanadasë, ndërsa numri i grave të dhunuara që kërkojnë ndihmë është shumë i ulët (8.4%), numri i këtyre grave që kërkojnë ndihmë nga policia ose ekspertët ligjorë është gjithashtu i ulët, me vetëm 17% të shkojnë në polici, 15% te një avokat, dhe 11% te një gjyqtar. (Bordi i Imigracionit dhe Refugjatëve të Kanadasë, 2016, f. 14). Shumica e grave kërkojnë ndihmë vetëm nga familjet e tyre, të ndjekura nga familjet e burrave të tyre, dhe së fundmi miqtë e tyre, (INSTAT, 2019, f. 15) duke e mbajtur çështjen mjaft private. Frika nga fajësimi dhe turpi që dhuna shkakton për familje, së bashku me inkurajimin për ta mbajtur private dhe për ta duruar atë, janë pengesat kryesore me të cilat viktimat duhet të përballen teksa kërkojnë ndihmë.

Çështje të tilla janë të përhapura në një shkallë globale, dhe sistemet ligjore në të gjithë botën kanë hartuar politika për të mbrojtur më mirë viktimat e abuzimit në familje. Shtetet e Bashkuara kanë zbatuar disa politika për këtë qëllim. Për shembull, politikat e arrestimit të detyrueshëm kërkojnë në zbatim të ligjit që policia “të bëjnë arrestimi nëse gjen prova të mundshme për të besuar se është kryer një kundërvajtje “.(Hirschel et al., 2008, f. 256). Politika të tilla i heqin kompetencat viktimave dhe policisë në trajtimin e rasteve të dhunës në familje. Trajtimi i çështjeve të tilla pra kryhet sipas një standardi më objektiv ligjor, në vend që të lejojë që vendimet të ndikohen nga kuptimi subjektiv i palëve ose emocionet në lidhje me situatën.

Një politikë tjetër që është vendosur është politika “e mos tërheqjes të çështjes”. Në këtë kuadër, “shteti nuk tërhheq asnjë çështje të dhunës në familje për shkak të mos pjesëmarrjes së viktimës në seancë…” (Corsilles, 1994, f. 858). Në një rast të tillë, shteti, në emer të viktimës, e merr persipër rolin e ankuesit në momentin kur janë ngritur akuzat, sesa. Kjo mund të funksionojë për të zbehur ndjesinë e  fajit që viktimat ndonjëherë mund të ndiejnë gjatë ndjekjes së çështjeve kundër abuzuesve të tyre. Kjo politikë ekziston tashmë brenda kuadrit ligjor shqiptar. Sipas një raporti INSTAT, “edhe nëse viktima (nën presion) dëshiron të tërheqë akuzën ose të heqë dorë nga çështja, kjo nuk do të ketë asnjë efekt në vazhdimin e procesit gjyqësor. Dhe meqenëse gruaja e dhunuar është dëshmitarja kryesore, ligji e përcakton gruan e dhunuar si një dëshmitare të detyrueshme.” (INSTAT, 2019, f. 30).

Sidoqoftë, kërkohen studime të mëtejshme për të monitoruar bashkëpunimin e prokurorisë dhe policisë në raste të tilla. Në raportin e tyre, Implikimet Praktike të Kërkimet Aktual të Dhunës në Familje, Barbara Hart dhe Andrew Klein përmendin, në lidhje me rritjen e dënimeve në rastet e dhunës në familje si rezultat i politikave të mos ndalimit të çështjes në SHBA, se “Hulumtimet sugjerojnë që rritja erdhi si rezultat i kontaktit të vazhdueshëm me viktimat, si dhe si pasojë e përmirësimit të lidhjes midis prokurorisë dhe policisë (p.sh., monitorimi i të njëjtit regjistër të çështjeve, fotografitë dhe deklaratat e dëshmitarëve, viktimave dhe të dyshuarve.” (Hart & Klein, 2009, f. 45). Studime mbi trende të tilla duhet të hetohen edhe në kontekstin shqiptar për të përmirësuar efektivitetin e politikave të tilla. Sidoqoftë, sistemi ligjor i SH.B.A.-së plotëson politikat e tyre të mos ndalimit të çështjes me politika të ndjekjes bazuar në prova ose politikën e ndjekjes së çështjes pa përfshirë viktimën.

Në vend që të mandatojë pjesëmarrjen e viktimës në procesin ligjor, kjo politikë përpiqet të vërtetojë fajësinë e dhunuesit përmes pranimit të provave të tilla si transkriptimet e thirrjeve të emergjencës, llogaritë joformale të viktimave, fotografi dhe mjete të tjera. Hart e Klein shruajnë që, në shtetet e Oregonit dhe Uashingtonit, “përdorimi i shtuar i bazuar në prova nga ana e prokurorisë rriti në mënyrë dramatike shkallët e dënimit, zvogëloi kohën e procesimit dhe fillimisht rriti numri i gjyqet.” (Hart & Klein, 2009, f. 176). Përsa kohë zbatoheshin ato sollën rezultate të suksesshme. (Corsilles, 1994, f. 877). Gjetjet gjithashtu treguan një zvogëlim të pushimit të çështjeve  dhe një rritje të dhënies së vendimeve të fajit. (Hart & Klein, 2009, f. 45).  Politikat e ndjekura të bazuara në prova shërbejnë për t’i ofruar viktimave të abuzimit në familje më shumë mbrojtje, duke i liruar nga pesha psikologjike ose stigmatizimi i mundshëm si pasojë e marrjes pjesë ose fillimit të procedurave ligjore (gjendje psikologjike e cila rëndohet shpesh nga normat shoqërore që inkurajojnë gratë që thjesht t’i durojnë abuzimet), si dhe duke i mbrojtur nga përballje të tjera të mundshme me abuzuesin e tyre.

Sidoqoftë, ndërhyrje të tilla duhet të konsiderohen si një aspektet e qasjes holistike kundër dhunës në familje. Në mënyrë të mund të parandalohet dhuna ndaj grave, së pari duhet të merren masa të rëndësishme në drejtim të rehabilitimit të abuzuesve, riintegrimit të viktimave, monitorimit të tendencave që i paraprijnë abuzimit, duke rritur përpjekjet arsimore dhe fushatat e ndërgjegjësimit dhe duke rritur shtrirjen e informacionit ndaj grupeve në rrezik. E rëndësishme është që viktimat të fuqizohen, të njohin dhe të kërkojnë të drejtat e tyre, dhe të ndërtohet një sistem që siguron në mënyrë efektive dhe plotësisht këto të drejta edhe në rastet kur vetë viktimat mund të mos jenë të vetëdijshme në lidhje me këto të drejta ose të ndiejnë se nuk mund t’i ndjekin ato në situatat e tyre aktuale.