MENU
klinika

Pas 'shuplakës' së Ramës

Refuzohet heqja e titullit për Veton Surroin

02.12.2020 - 12:46

Prefekti i Kukësit Zenel Kuçana ka refuzuar heqjen e titullit “Nderi i Qarkut Kukës” për politikanin kosovar Veton Surroi.

Kujtojmë se Këshilli i Qarkut Kukës kërkoi heqjen e titullit për Surroin pas kërkesës nga dy intelektualë të Kukësit. Dy anëtarët e Këshillit Baudin Murati dhe Misin Braha i propozuan Domit që t’i hiqnin titullin “Nderi i Qarkut Kukës”, politikanit kosovar Veton Surroi.

Në argumentet e tyre, ata pretendonin se Surroi ka bërë deklarata kundër UÇK-së dhe për këtë arsye duhet të hiqet njolla e zezë nga zemrat e banorëve të Kukësit. Më pas kryeministri Edi Rama është distancuar nga ky veprim i këshillit të Kukësit, duke u shprehur se kjo është një lajthitje kolektive dhe uronte që Prefekti ta refuzojë.

Rama u shpreh se parlamenti duhet të ndërhyjë për ta zgjidhur njëherë e mirë çështjen e titujve dhe medaljeve.